Dialogu Kosovë-Serbi: Misioni i zorshëm i Sorensenit për 2026-ën

Krijimi i institucioneve çel rrugë me shumë gjasë edhe për rikthimin në tryezën e dialogut të Kosovës dhe Serbisë.

Vizita e emisarit evropian në Kosovë e Serbi, Peter Sorensen, sipas ekspertit për Ballkan, Toby Vogel, do të qartësojë se pengesa e vërtetë për rrugën përpara është Beogradi.

Sipas tij, Brukseli e sheh palën kosovare gati për bisedime tani pas mbajtjes së zgjedhjeve dhe rezultatit të tyre.

E Kosovës dhe Serbisë, që të zbatojnë të gjitha obligimet nga ujditë e procesit të dialogut nën lehtësimin e të dërguarit evropian, të premten i bëri thirrje dhe shefi i diplomacisë së Francës, Zhon Noel Barro, që këtë 16 janar qëndroi për vizitë në Beograd./klankosova