Di Maria nuk ka dyshime: Ja “heroi” real i kësaj Argjentine, t’i bëjmë kontratë të përjetshme

Angel Di Maria, edhe pse ka vendosur të mos luajë më me Argjentinën, pas fitores së “Copa América” 2024, mbetet një figurë ikonike. Për “TyC Sports” u shpreh: “E ndjeva që ishte momenti të tërhiqesha. Djemtë e rinj ishin gati të vazhdonin vetëm. Po vjen një gjeneratë e re si Nico Paz, Garnacho, Mastantuono, Thiaguito (Almada)… E ndjeja se kishin nevojë të fitonin eksperiencë, për të mbërritur në Botëror në mënyrën më të mirë. Për mua është lumturi e madhe, privilegj ta shoh këtë kombëtare”.

Për Kupën e Botës 2026 është i bindur: “Argjentina është gjithmonë favorite. Ky është realiteti, që e imponon fanella bardhekaltër”.

Më pas nuk kurseu humorin: “Gjithçka që shihni, fitoret dhe vazhdimësinë…, ka vetëm një autor, që është Scaloni me stafin e tij. Është ai që ta fut gishtin në bythë (shprehje figurative), për të qenë 100%. Nëse nuk të sheh se je gati, të heq nga formacioni. Duhet t’i bëjmë një kontratë të përjetshme”.

 

The post Di Maria nuk ka dyshime: Ja “heroi” real i kësaj Argjentine, t’i bëjmë kontratë të përjetshme appeared first on Telesport.