Pas humbjes në shtëpi ndaj Cremonese, në javën e parë, dukej sikur te tifozët kuqezinj mbizotëronte zhgënjimi, por Max Allegri nuk u demoralizua. Ai kërkoi menjëherë zgjidhje dhe përgjigja erdhi në fushë. Nga java e dytë, Milani i ka fituar të gjitha ndeshjet, me 8 gola të shënuar e vetëm 1 të pësuar (me penallti). Këto statistika e vendosin “Djallin” ndër pretendentët kryesorë për titullin kampion.
Forma e Milanit ka bindur edhe Angelo Di Livio, ish-lojtar i Juventusit dhe Fiorentinës: “Për mua, Milani është kandidati numër një për ta fituar Serie A, pa angazhimet e kupave europiane. Ose të paktën e shoh në të njëjtin nivel me Interin dhe Napolin.
Allegri është kritikuar nga njerëz që nuk marrin vesh nga futbolli. Kushdo që e njeh historinë e tij, e di se i transformon skuadrat dhe i bën shumë të vështira për t’u përballuar. Edhe Napoli, të dielën e kaluar, e kuptoi sa e vështirë është të luash kundër Milanit në këtë moment”.
The post Di Livio nuk ka dyshime: Milani është favoriti kryesor për titullin, Allegrin e kritikuan të paaftët appeared first on Telesport.








