Ish-lojtari i Juventusit, Angelo Di Livio, komentoi situatën e klubit bardhezi pas barazimit me Lazion, duke mbetur optimist për të ardhmen. Ai vlerëson punën e Spallettit: “Po, absolutisht. Mes Lecce, Cagliari dhe Lazios humbën pikë të rëndësishme, por puna e Spallettit mbetet e jashtëzakonshme”.
Di Livio thekson se rinovimi i teknikut është kyç: “Duhet të konfirmohet menjëherë, duhet punuar mbi Juventusin që vjen, duke dëgjuar Spallettin”. Ai komentoi edhe çështjen e sulmuesve: “Marrja e një sulmuesi thjesht për ta marrë do të ishte gabim. Ishte më mirë të mos bëhej asgjë, përveç Boga. Një sulmues e kemi në shtëpi, Vlahovic, që mund të rikthehet në nivelin e tij me Spallettin. Nuk duhet ta bindë Juventusin, janë lojtarët që duhet të bindin vetveten”.
Përsa i përket Yildiz, shtoi: “Rinovimi i tij është sinjali i parë për të rikthyer bazat dhe konkurrencën që nga sezoni i ardhshëm”. Ai sugjeron tri blerje kyçe: “Një mesfushor i madh, ndoshta një lojtar krahu dhe një sulmues. Si sulmues, Vlahovic; për mesfushën Tonali do të ishte perfekt. Mbrojtja është e mirë, Holm mund të vlerësohet”. Për penalltinë e kontestuar me Lazion: “Ka shumë rregulla të çuditshme. Futbolli duhet të jetë i thjeshtë. Pa qartësi dëmtohet sporti”.
The post Di Livio këshillon Juventusin: Të duhet Tonali, një sulmues dhe… Vlahovic për titullin appeared first on Telesport.










