Di Canio “ofendon” Modric dhe De Bruyne: Serie A po duket si “varreza e elefantëve fisnikë”

Për të analizuar kampionatin e ri italian, “Gazzetta dello Sport” intervistoi ish-mesfushorin dhe sot opinionistin Paolo Di Canio: “Çfarë kampionati pres? Për Napolin vlen ajo që thoja dikur për Interin. Nëse nuk ndryshon stafin teknik, forcohesh me aprovimin e trajnerit, sepse i kërkon vetë lojtarët. Të tjerët, përkundrazi, ndryshojnë strukturën ose trajnerin. Ja pse Napoli mbetet favorit për titullin në Serie A.

Interi me entuziazëm të ri mund të ndryshojë diçka në parimet e lojës, ndërsa Milanin, pa angazhime në Kupat e Europës dhe Allegrin pragmatist, që do t’i kushtojë vëmendje fazës mbrojtëse, e vendos së bashku me Interin pas Napolit. Menjëherë pas tyre shoh Juventusin, që mund të ngjitet më lart nëse largohet Vlahovic dhe vjen Tonali. Atalanta është më larg, jo vetëm sepse mbyllet një epokë e Gasperinit, por është larguar ai që ndërtoi gjithçka”.

Për Romën – “Më duket sikur Roma po bën diçka vetëm për të plotësuar disa vende, por jo me lojtarë të jashtëzakonshëm. Kam ndjesinë se me Gasperinin mund të ndodhë gjithçka; mund të dështojë shpejt, mund të bëjë diçka normale, ose mund të tregojë menjëherë se falë tij mund të ndërtohet diçka e rëndësishme për të ardhmen, pa emra të mëdhenj, por me një mënyrë pune si në Bergamo. Edhe pse në Romë kërkohet më shumë dhe shpejt”.

Për De Bruyne dhe Modric – “Nuk dua të jem kontrovers, por kam dy analiza. E para: do të kënaqem me lojërat e tyre, por më vjen keq që askush nuk i ka kërkuar në Europë. As ekipet e treta, të katërta apo të pesta. Ne i kemi marrë në klubet e para. Do të shohim krosimet e kroatit dhe pasimet e belgut. Futbolli i sotëm italian, nga Ronaldo te Ribery, po sjell njerëz në mbyllje të karrierës. Dua të përdor një shprehje në mënyrë simpatike dhe jo fyese: Serie A po duket si varreza e elefantëve fisnikë”.

The post Di Canio “ofendon” Modric dhe De Bruyne: Serie A po duket si “varreza e elefantëve fisnikë” appeared first on Telesport.