Di Canio: Juventusi ka pak thellësi teknike, Interi po shkëlqen dhe “i vret” ndeshjet

Paolo Di Canio, ish-sulmues italian, foli për “Tuttosport” rreth sfidës Inter-Juventus të së shtunës, duke analizuar zhvillimin e të dyja skuadrave: “Interi po shkëlqen, ka filluar të përvetësojë besimin e trajnerit të vet, ato parime që në fillim dukeshin të thjeshta, por nuk ishin lehtësisht të aplikueshme pas 4 sezonesh me Inzaghi.

Chivu solli një mentalitet të ri; kërkim më të shpejtë të verticalitetit dhe presion më të lartë. Ai kërkoi që mesfushorët të ndryshojnë; jo më prekje me thembër dhe lojë të ndërlikuar, por më shumë vendosmëri dhe vendime. Duke i kombinuar këto, Interi ka filluar t’i mbyllë shpejt ndeshjet”.

Për Juventusin shtoi: “Fillimisht kishte më shumë siguri se Interi, por rezultatet, sidomos në fillim sezoni, ishin pasojë e zemërimit futbollistik nga mentaliteti i Tudor. Kishte vendosmëri, por mungesa teknike dhe konfuzion. Me Spalletti, pas dy-tri tentativash, u rikthye rendi, një sistem lojë i qartë dhe kërkesa precize për lojtarët, që në dy muajt e fundit po japin 200%”.

Di Canio thekson se për të qëndruar në këtë nivel, Juve duhet të ruajë intensitet të lartë; ndryshe rikthehen defektet, veçanërisht mbrojtëse, si me Atalantën dhe Lazion. Ai vëren gjithashtu një lodhje të mundshme: “Spalletti kërkon shumë nga një ekip me pak thellësi teknike”.

 

The post Di Canio: Juventusi ka pak thellësi teknike, Interi po shkëlqen dhe “i vret” ndeshjet appeared first on Telesport.