Kryeministri i maqedonas, kreu i VMRO-DPMNE Hristijan Mickoski u krenua me të arriturat në zgjedhjet lokale ku partia e tij e fitoi edhe kryeqytetin në balotazh, por një porosi të veçantë e pati për Kërçovën të cilën si komunë e rikthyen pas 16 vitesh.
Pas 16 vitesh, Kërçova rikthehet në duart e maqedonasve edhe pse shqiptarët janë shumicë.
“Ra Fatmir Dehari. Ra nga populli që u bashkua kundër shthurjes, punës joadekuate dhe u dëshmua se askush nuk është më i fuqishëm sesa populli. Ju treguam se çfarë mundemi kur jemi të bashkuar. Atje kemi bashkëpunuar de të ndryshme, etni të ndryshme, kundër atyre që e tërhiqni qytetin poshtë. Kjo e hap derën se mund të bashkohemi. Maqedonas, shqiptarë, turq, romë, serbë, vlleh, boshnjakë, të krishterë, myslimanë. VMRO-DPMNE, LSDM dhe të gjithë të tjerët rreth vlerave dhe politikave për të cilat kanë nevojë qytetarët. Për këtë duhet të punojmë. Fitoi bashkëjetesa dhe besimi në vlera. Ky është shembull i rëndësishëm sesa mund të arrijmë kur jemi të bashkuar. Fitoi ideja se Maqedonia është shtëpi për të gjithë, maqedonas, shqiptarë , turq, romë, serbë, boshnjakë dhe të tjerët. Të nderuar kërçovarë, unë jam me ju dhe Kërçova në periudhën në vijim duhet të jetë në fokus të qeverisë”, deklaroi Hristijan Mickoski.










