Dhurata e bukur që bënë futbollistët e Man. City për tifozët e tyre në ndeshjen e fundit të vitit (video)

Manchester City e mbylli vitin 2025 me fitore, duke triumfuar 1-2 në transfertën e vështirë ndaj Nottingham Forest. Për “Qytetarët” shënuan Tijjani Reijnders dhe Rayan Cherki.

Në përfundim të ndeshjes, të gjithë lojtarët e Man. City hoqën fanellat që mbanin veshur dhe ia dhuruan ato tifozëve të tyre që i kishin mbështetur në këtë transfertë. Një gjest shumë i bukur.

Kujtojmë se Manchester City renditet në vendin e dytë pas 18 javësh në Premier League, me dy pikë më pak se Arsenal i vendit të parë. SHIKOVIDEON

The post Dhurata e bukur që bënë futbollistët e Man. City për tifozët e tyre në ndeshjen e fundit të vitit (video) appeared first on Telesport.