Dhunohet një grua në Lipjan, arrestohet i dyshuari

Një burrë në Lipjan dyshohet se ka dhunuar një grua, e cila më pas ka marrë tretman mjekësor.

Për ngjarjen që ka ndodhur dje rreth orës 03:00, policia tha se i dyshuari është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje.

“Lipjan 30.05.2025 – 03:00. Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar ka dhunuar viktimën femër kosovare”.

“Viktima ka marrë tretman mjekësor. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë. /Reporteri.net/.