,

Dhuna në protesta, mesazhet e reja të Washingtonit për Bashën dhe Kryemadhin

Zhvillimet e fundit në Shqipëri po ndiqen nga afër prej Departamentit Amerikan të Shtetit. Në një intervistë ekskluzive nga Washingtoni për Top-Channel, Zëvendës Ndihmës Sekretari Shtetit Matthew Palmer jep qëndrimin e qeverisë Amerikane në lidhje me protestat e opozitës dhe disa çështje të tjera.

“Dhuna nuk ka vend në demokraci” thotë Palmer, i cili në këtë intervistë përcjell një mesazh të ri dhe në mënyrë nominale për kreun e PD Lulzim Basha dhe atë të LSI Monika Kryemadhi, vetëm pak orë përpara protestës së radhës kombëtare thirrur nga opozita sot ora 19:00.

Palmer flet me detaje për dhunën, hedhjen e molotovit gjatë protestave dhe se kë do të bëjnë përgjegjës SHBA nëse të tilla akte përsëriten.

Zëvendës Ndihmës Sekretari Shtetit Matthew Palmer i përgjigjet disa pyetjeve edhe për zgjedhjet e 30 Qershorit duke paralajmëruar një vëzhgim të rreptë nga vëzhguesit e ardhur nga SHBA dhe ambasada në Tiranë.

Matthew Palmer duke folur për reformën në drejtësi ka edhe një mesazh ndaj shqetësimeve të shfaqura nga presidenti Ilir Meta.

Në këtë intervistë Metthew Palmer i përgjigjet pyetjeve nëse nga vizita e tij e fundit në Tiranë a kanë ndryshuar qëndrimet e Washingtonit në raport me zhvillimet në Shqipëri?

A ka përpjekje nga SHBA për të ulur palët në tavolinën e bisedimeve?

Duhet të shtyhen zgjedhjet e 30 Qershorit?

Sa mbështetje do të gjej në SHBA deklarimi kryeministrit Rama se kush përfshihet në krime zgjedhore nuk do të lejohet të hy në Amerikë?

Përgjigjet e Matthew Palmer për këto pyetjeve dhe të tjera vinë në këtë intervistë dhënë gazetarit të Top-Channel Muhamed Veliu, në edicionin e lajmeve të Top-Channel sot ora 15:00.

Related Posts