Dhuna në Meksikë, Infantino i qetë dhe jep garanci: Gjithçka po shkon mirë, po monitorojmë situatën

Presidenti i FIFA, Gianni Infantino, shprehu besim në aftësinë e Meksikës për të pritur disa ndeshje të Kupës së Botës 2026, pavarësisht valës së dhunës në vend të lidhur me vdekjen e bosit të drogës Nemesio ‘El Mencho’ Oseguera.

Duke folur për mediat gjatë një eventi të organizuar nga Federata Kolumbiane e Futbollit, Infantino tha: “Jam shumë i qetë dhe ju siguroj të gjithëve se gjithçka po shkon shumë mirë. Gjithçka do të jetë fantastike”.

“Kemi besim të plotë në Meksikë“, shtoi ai, duke thënë se: “Jam në kontakt të rregullt me autoritetet lokale dhe po monitorojmë situatën“.

Edhe presidentja e vendit, Claudia Sheinbaum, përjashtoi çdo rrezik për tifozët e futbollit që udhëtojnë për në Guadalajara, duke thënë se të gjitha garancitë e sigurisë do të jenë në maksimum. Përveç katër ndeshjeve të Kupës së Botës, Meksika do të presë ndeshjet eliminatore në mars për të përcaktuar dy nga ekipet pjesëmarrëse.

The post Dhuna në Meksikë, Infantino i qetë dhe jep garanci: Gjithçka po shkon mirë, po monitorojmë situatën appeared first on Telesport.