Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë së Kosovës (DhTIK) po zgjëron bashkëpunimin me Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, me synim forcimin e marrëdhënieve ekonomike dhe përkrahjen e bizneseve vendore.
Kryetari i Bordit të DhTIK-së, Skender Krasniqi, dhe drejtori ekzekutiv, Kushtrim Ahmeti, u pritën në Ambasadën amerikane nga zyrtarja komerciale, Rama Muhammed.
Gjatë takimit, kryetari Krasniqi prezantoi aktivitetet e fundit të Dhomës në përkrahje të sektorit privat dhe falënderoi SHBA-të për mbështetjen e vazhdueshme ndaj zhvillimit ekonomik të Kosovës.
Drejtori Ahmeti theksoi rëndësinë e veçantë të partneritetit ekonomik ndërmjet Kosovës dhe SHBA-ve, duke vënë në pah se zhvillimet e fundit në vend përbëjnë një sinjal shqetësues për klimën e biznesit.
Nga ana e saj, Muhammed falënderoi drejtuesit e DhTIK-së për informatat e ndara mbi situatën aktuale ekonomike dhe sfidat me të cilat përballen bizneset kosovare, duke shprehur gatishmërinë për vazhdimin e bashkëpunimit të ngushtë në të ardhmen.











