Dhimbja e kokës, kur duhet të shqetësohemi dhe si duhet të veproni
Dhimbjet e kokës janë të zakonshme, por shkaqet prej të cilave vjen ajo janë të ndryshme. Edhe pse shpesh dhimbjet e kokës kanë si burim stresin dhe ankthin, ka disa raste të rralla kur ato janë shenjë e një sëmundjeje të rëndë.
Nga se shkaktohet më shpesh dhimbja e kokës? Më poshtë, do të sjellim lloje të ndryshme të dhimbjeve të kokës dhe arsyet pse shkaktohen ato.
Dhimbje koke nga tensioni
Shkaku më i zakonshëm i dhimbjes së kokës është tensioni. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, kjo lloj dhimbjeje prek rreth dy të tretat e të gjithë meshkujve dhe rreth 80% të të gjitha grave në vendet e zhvilluara. Kjo lloj dhimbjeje zakonisht është ndier si dhimbje e shurdhët në të dy anët e kokës, ose si një ndjenjë e të pasurit të një rripi të ngushtë rreth ballit. Ato zakonisht shfaqen rreth kohës së stresit, mund të vijnë nga lodhja dhe nganjëherë nga një lexim i zgjatur. Dhimbjet e kokës nga tensioni mendohet se janë për shkak të shtrëngimit të muskujve të qafës.
Si mund ta trajtojmë këtë lloj dhimbjeje?
Aspirina ose paracetamoli, zakonisht çlirojnë dhimbjet e kokës që shkaktohen prej të tilla shkaqeve. Dushet e nxehta dhe masazhet gjithashtu mund të ndihmojnë, por vuajtësit kronikë duhet të kenë kujdes që të mos bëhen shumë të varur nga përdorimi i këtyre lehtësuesve apo liruesve të dhimbjeve dhe të gjejnë mënyra se si të çlodhen dhe të shmangin stresin.
Dhimbje koke nga sinuset
Dhimbjet e kokës nga sinuset janë një problem i zakonshëm për shumë njerëz, veçanërisht kur kanë të ftohur ose grip. Një rëndesë koke ose dhimbje që fillon nga sytë, ose në të dyja anët e hundës, janë simptomat e zakonshme për këtë dhimbje. Dhimbja zakonisht është më e keqe, kur koka është e kërrusur para.
Dhimbje nga migrena
Migrena është një shkak i zakonshëm i dhimbjes së kokës, që ndikon në 6-8% të meshkujve dhe 15-18% të grave çdo vit. Ky problem është menduar të jetë për shkak të ndryshimeve në rrjedhjen e gjakut në tru. Dhimbjet e kokës shpesh janë therëse, të njëanshme, të shoqëruara me përzierje dhe të vjella. Nëse keni migrenë, shtrihuni në një vend të errët, të qetë.
Dhimbjet e forta të kokës
Të ngjashme me migrenën janë dhimbjet e forta të kokës. Këto dhimbje janë të njëanshme, zakonisht rreth syrit. Ato janë një lloj i rrallë i dhimbjes së kokës, që ndikojnë më shumë te meshkujt sesa te femrat. Ato mund të vijnë edhe si rezultat i përdorimit të alkoolit.
Kur duhet të shkoni te mjeku
Nganjëherë, një dhimbje koke mund të jetë shenjë e sëmundjeve të rënda. Kontaktoni mjekun nëse keni ndonjë nga shqetësimet e mëposhtme:
Filloni të keni dhimbje koke të rregullta dhe jeni 50 vjeç ose më tepër; Keni një dhimbje të papritur koke që mund të jetë e shoqëruar nga një dhimbje e fortë qafe; Keni një dhimbje koke konstante, që gradualisht është duke u përkeqësuar me kalimin e ditëve ose të javëve; Keni dhimbje koke të rëndë që është e shoqëruar nga ethe, të përziera ose të vjella, që nuk janë të lidhura me një sëmundje tjetër; Keni dhimbje koke të lidhur me të qenët në gjendje përgjumjeje, konfuzioni ose humbje memorieje; Keni një dhimbje koke si shkak i dëmtimit të kokës; Keni dhimbje koke të lidhur me humbjen e ndjesisë;Zhvilloni një dhimbje koke që është e lidhur me konvulsionet.