Dhëndri i Glauk Konjufcës i “zëshëm” në QNR, tregon se cilat fletëvotime janë të vlefshme

Në Qendrën e Numërimit dhe të Rezultateve, sot është aktivizuar edhe dhëndri i kryeparlamentarit Glauk Konjufca, Shkëlqim Rexha. Pamjet e siguruara nga gazeta Nacionale tregojnë se në një tavolinë të numërimit, Rexha shihet duke iu treguar numëruesve se një fletëvotim duhet të jetë i vlefshëm.

Presioni ndaj numëruesve të fletëvotimeve në Qendrën e Numërimit dhe të Rezultateve nuk ka të ndalur. Përveç zyrtarëve të VV-së, ata po përballen edhe me zyrtarë tjerë të KQZ-së, të cilët i ka punësuar pushtetit.

Në Qendrën e Numërimit dhe të Rezultateve, ku ka filluar numërimi i fletëvotimeve të pavlefshme nga votimi me postë, të cilat gjenden në 177 kuti të votimit, sot është parë edhe Shkëlqim Rexha, zyrtar për Operacione Zgjedhore.

Derisa kamerat e Nacionales filmonin një tavolinë të numërimit, ku diskutohej për një fletëvotim, aty shihet edhe Shkëlqim Rexha derisa diskuton me numëruesit e fletëvotimeve.

Në bazë të videos së publikuar, shihet se sugjerimi i Rexhës për numëruesit vije pasi veprimit të anëtarit të VV-së në KQZ, Albin Krasniqi, i cili ishte aty.

Pamjet tregojnë se Alban Krasniqit, bashkëshortit të ministres së Drejtësisë, nuk i interesojnë fare shpjegimet e trajnerit Arsim Krasniqi, i cili mundohet të tregoi se janë duke i respektuar procedurat në këtë proces.

Pas këtij komunikimin, afër tavolinës shihet Shkëlqin Rexha, ku iu tregon numëruesve se fletëvotimi në fjalë duhet të numërohet si i vlefshëm.

“Qëllimi i votuesit është i qartë edhe shkojmë me te vlefshme. Veç duhet me e llogaritë një sen, që na e kemi nxjerr prej zarfeve dhe kemi mujtë na me e dëmtu”, thotë Rexha.

Por, kush është Shkelqim Rexha?

Burimet e gazës Nacionale kanë bërë me dije se Shkëlqim Rexha është dhëndër i nënkryetarit të LVV-së, Glauk Konjufca.

I njëjti burim ka treguar se Rexha pozitën e zyrtarit për Operacione Zgjedhore e ka marrë vitin e kaluar.

Po ashtu, burimi në fjalë ka treguar se “gisht” në punësimin e Shkëlqim Rexhës kishte pushteti.

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve sot ka filluar rinumërimi i 1,631 fletëvotimeve të pavlefshme nga votimi me postë, të cilat gjenden në 177 kuti të votimit, proces ky që është urdhëruar me vendim të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa.

Dita e parë e numrit të këtyre fletëvotimeve nuk ka qenë e qet. Përveç numëruesve dhe komisioneve, qetësi në QNR nuk kanë gjetur as gazetarët që kishin shkuar për të përcjell nga afër këtë proces. Kjo pasi anëtari i VV-së në KQZ, Sami Kurteshi, shpërtheu me kritika të ulëta ndaj mediave.

Në veçanti, ai është marrë me gazetën Nacionale, të cilën e ka quajtur media vrasëse.