Fotoreporterët ndërkombëtarë u lejuan nga autoritetet bjelloruse që të shkrepin fotografi në pikën e kontrollit kufitar Novaja Guta, në rajonin e Gomelit, në kufi me Ukrainën.
1Fortifikata kundërtank – të ashtuquajtura “dhëmbët e dragoit” – bllokojnë rrugën para pikës kufitare Novaja Guta, në rajonin e Gomelit, në Bjellorusi.


2Një ushtar bjellorus duke patrulluar kufirin me Ukrainën, pranë mbrojtjeve ukrainase afër pikës kufitare Novaja Guta. Sipas agjencisë shtetërore bjelloruse të lajmeve, BelTA, ushtarët në kufi janë të armatosur me pushkë Kallashnikov, dhe bartin helmeta dhe jelekë antiplumb.


3Një ushtarak bjellorus me një pajisje për luftimin e dronëve, në kufirin me Ukrainën, në pikën kufitare Novaja Guta. “Rojat kufitare janë të armatosura me armë radioelektronike për t’ua pamundësuar dronëve shkeljen e kufirit shtetëror”, u ka thënë gazetarëve një përfaqësues i Komitetit të Kufirit Shtetëror të Bjellorusisë.


4Një ushtar bjellorus duke patrulluar kufirin me Ukrainën. Fotografia shfaq një gardh kufitar, mbi të cilin është i vendosur një kamerë monitoruese.