Detajet e para nga sulmi në Suedi, katër të plagosur në spital

Autoritetet ligjzbatuese thanë se sulmi aktualisht “po trajtohej si tentativë për vrasje, zjarrvënie dhe shkelje të rënda të armëmbajtjes”.

Policia në Suedi tha të martën se të paktën pesë persona u qëlluan në një shkollë në qytetin e Orebro-s.

Aftonbladet konfirmon se katër persona po trajtohen në Spitalin Universitar Örebro pas të shtënave.

Pesë persona janë konfirmuar se janë qëlluar, deklaroi zëdhënësi i policisë Gabriel Henning.

Policia tha se nuk kishte asnjë informacion për gjendjen e tyre dhe paralajmëroi se “rreziku nuk ka kaluar”, pasi operacioni i tyre vazhdon.

“Një operacion i madh është duke u zhvilluar aktualisht në një shkollë në Västhaga, Orebro”, thanë forca e policisë kombëtare suedeze në një deklaratë të postuar në internet, duke u kërkuar anëtarëve të publikut “të qëndrojnë larg zonës Västhaga” ose, nëse nuk është e mundur, të qëndrojnë brenda shtëpive të tyre.

“Operacioni ka të bëjë me kërcënimet e dhunës vdekjeprurëse”, tha policia.

Autoritetet ligjzbatuese thanë se sulmi aktualisht “po trajtohej si tentativë për vrasje, zjarrvënie dhe shkelje të rënda të armëmbajtjes”.

Ligjet e Suedisë për posedimin e armëve të zjarrit janë strikte, me “të drejtën për të poseduar armë, edhe për qëllime mbrojtjeje”, duke kërkuar një licencë të dhënë vetëm me leje të qartë nga forca e policisë, e cila duhet të aplikohet përpara çdo blerjeje të synuar.

Një pronar i licencuar i armës duhet ta mbajë dokumentin me vete gjatë gjithë kohës kur posedon një armë dhe ligji mbulon jo vetëm armët e zjarrit, por edhe armët që gjuajnë ose përdorin gaz lotsjellës.