Detaje të reja për krimin që krimin e dyfishtë që tronditi Kosovën

Prokuroria Themelore në Prishtinë, njofton opinionin publik, lidhur me vrasjen e dyfishtë mbrëmë në komunën e Podujevës, përkatësisht në fshatin Majac.

Si pasojë e të shtënave me armë zjarri, dy persona me inicialet I. B., dhe M.G., kanë humbur jetën, ndërsa e dyshuara ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Menjëherë pas pranimit të informatave, Policia e Kosovës dhe ekipet e tjera hetimore, së bashku me Prokurorin e shtetit nga Departamenti për Krime të Rënda, kanë dalë në vendin e ngjarjes për ndërmarrjen e veprimeve të para hetimore. Gjatë ekzaminimit të vendit të ngjarjes, është sekuestruar një armë zjarri, dhe disa gëzhoja, si dhe disa prova të tjera matriale relevante për rastin.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, trupat e pajetë të viktimave janë dërguar në Insititutin e Mjekësisë Ligjore për kryerjen e autopsisë.

Aktualisht, sipas hetimeve preliminare, motivi i këtij rasti  ende nuk është i njohur. Prokurori i Shtetit, në bashkëpunim me institucionet përkatëse, është duke zhvilluar hetimet intensive për ndriçimin e plotë të këtij rasti tragjik.