Detaje të reja nga të shtënat me armë në Dardani: Policia bllokon lagjen, dyshohet se u dëgjuan disa krisma

Para pak minutash ka ndodhur një gjuajtje me armë në Prishtinë, konkretisht në lagjen Dardania.

Nga informacionet e para që ka siguruar Lajmi.net nga vendi i ngjarjes, thuhet se janë dëgjuar të shtëna të armës.

Dyshohet se u dëgjuan disa herë të shtënat e armës dhe Policia tashmë ka bllokuar komplet zonën e njohur si Santea në kryeqytet.

Tashmë Policia gjendjen në vendin e ngjarjes dhe se e kanë rrethuar me shirit vendin ku ndodhi edhe gjuajtja me armë.