Detaje të reja: Kush është gruaja që u vra në Vushtrri- La pas vetes tre fëmijë

 

Një ngjarje tragjike ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Stanovc të Vushtrrisë. Një grua u vra me armë zjarri nga ish-shefi i saj e më pas dorasi bëri vetëvrasje.

Gazeta Insajderi ka mësuar  se gruaja e vrarë është 42 vjeçarja, Nexhmie Musliu Haradini. Ajo u vra me armë zjarri nga Arsim Morina, pronari i furrës “Diellza” ku kishe punuar më herët e ndjera.

Mësohet se ajo ka qenë e martuar dhe ka lënë pas vetës tre fëmijë. Dy djem dhe një vajzë. Djali i madh është i moshës 18 vjeçare ndërsa dy te tjerë më të vegjël.

Ndërsa, i dyshuari për vrasjen e saj është Arsim Morina- 58 vjeçar i cili pasi ka privuar nga jeta, Nexhmie Haradinin dhe më pas ka vrarë veten. shkruan Insajderi.

Krimi i rëndë ka ndodhur poshtë një nënkalimi që ndodhet në afërsi të furrës “Diellza” e cila është në pronësi të dorasit. autoritetet kanë gjetur trupat e pajetë tek nënkalimi.

Motivet e krimit

E ndjera, thuhet se ka qenë punëtore në furrë. Por e ka lënë punën.

Një familjar i viktimës ka thënë se dyshimet e para jo zyrtare mund te jenë për motive xhelozie. Ai tha se e ndjera ka lënë punën dhe për këtë arsye pronari i furrës- ish-shefi i saj e ka vrarë.

Por dyshohet se shkaku kryesor të jetë xhelozia se pse ka shkuar në një vend tjetër pune dhe e ka lënë tek unë”, deklaroi Rrahim Ajeti para gazetarëve.