Një sherr mes disa të burgosurve në burgun e Trikalasë ndodhi mëngjesin e sotëm ku si pasojë mbeti i vrarë një shqiptar, 29 vjeç.
Mediat greke bëjnë me dije se dy të burgosur rusë sulmuan me thikë të improvizuar në ushqim një shqiptar duke i marrë jetën.
Autorët e therën atë në gjoks, këmbë dhe brinjë, por edhe pse i burgosuri shqiptar u transportua me një ambulancë të EKAB në Spitalin e Trikala, ai nuk mundi t’u bëjë ballë plagëve.
Ky është incidenti i dytë i përgjakshëm midis të burgosurve në burgjet e Trikalës në 20 ditët e fundit.