Detaje nga rasti tragjik i mërgimtarit që dyshohet se u mbyt në Ujman – vazhdojnë kërkimet

Po vazhdojnë kërkimet për trupin e mërgimtarit 33-vjeçarit i cili dyshohet se është mbytur paraditen e sotme në Liqenin e Ujmanit, por që ende nuk ka ndonjë gjurmë të trupit.

Gazetarja e Klan Kosovës, Amantina Hasani, e cila është në vend të ngjarjes ka bërë të ditur se policia është lajmëruar nga një familjar i 33-vjeçarit.

“Ai është ndalur te liqeni për not dhe ka kërcyer prej urës, pastaj s’ka dalë më. Pas pak minutash është lajmuar policia. Prezent janë policia, ekipi i kërkim-shpëtimit dhe ekipi mjekësor”, tha gazetarja Hasani, njofotn Klankosova.tv.

Tutje, ajo bëri të ditur se familjarëve të 33-vjeçarit herë-herë po iu nevojitet ndihma mjekësore.