Detaje nga certifikimi i Listës Votuese, Prishtina me 224 mijë votues – pasojnë Prizreni e Ferizaj

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka mbajtur sot mbledhjen e 55-të me radhë për këtë vit, të udhëhequr nga kryesuesi Kreshnik Radoniqi.

Në këtë mbledhje  u bë certifikimi i Listës së Votuesve për zgjedhjet lokale për kryetarë komunash dhe kuvende komunale, të cilat do të mbahen më 12 tetor 2025.

Sipas listës së certifikuar nga KQZ, numri i qytetarëve me të drejtë vote është 2,069,098.

2,025,105 prej tyre janë të regjistruar brenda Kosovës, ndërsa 43,933 janë jashtë vendit.

Nga ky total, 1,063,784 janë burra dhe 1,005,314 gra.

Për të garantuar një proces të rregullt, KQZ ka bërë të ditur se do të hapen 910 qendra votimi të rregullta, të cilat do të kenë gjithsej 2,571 vendvotime.

Përveç tyre, do të funksionojnë edhe 38 qendra votimi me kusht, me 54 vendvotime.

Kjo shpërndarje synon të sigurojë që çdo qytetar me të drejtë vote të ketë qasje sa më të lehtë në qendrën e tij të votimit.