Dy zyrtarë të Departamentin për Siguri Publike në Ministrinë e Punëve të Brendshme po intervistohen me urdhër të Prokurorisë së Prishtinës.
Paparaci ka mësuar se dy zyrtarët e MPB-së janë Besim Haziri dhe Sanije Behrami. Të dy ushtrojnë funksionin e inspektorit në Departamentin për Siguri Publike pranë MPB-së.
Ata dyshohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare në një çështje që ndërlidhet me procesin e këshimit të lejeve për armë.
Aksioni i Policisë, i cili ka nisur mëngjesin e të hënës, po zhvillohet edhe në kompaninë “Reload”.
Dy përfaqësues të kësaj kompanie dyshohen për pranim ryshfeti, sipas Prokurorisë së Prishtinës.
Zëdhënësja e Prokurorisë, Kaltrina Shala tha sot se aksioni është ende në zhvillim.
[Fotografia e mësipërme: Besim Haziri, zyrtari i MPB-së]









