Dështon seanca: Episoda 37 e serialit parlamentar pa skenar të ri

Edhe në takimin e 37-të të deputetëve të zgjedhur të Kuvendit të Kosovës ka rezultuar e “dështuar” pasi nuk po gjindet një kompromis mes tyre dhe të votohet mënyra e fshehtë për votimin e kandidates për kreun e Kuvendit.

Seanca ka nisë 11:00.

Në seancë ishin të pranishëm 92 deputet ku 52 votuan për, ndërsa kundër dhe abstenim nuk kishte.

Kryesuesi i seancës Avni Dehari ka thënë se seanca do të vazhdoj më 27 qershor nga ora 11:00./Dukagjini/