Seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit Komunal të Prishtinës, e thirrur nga kryetari Përparim Rama për kalimin e mjeteve buxhetore nga viti 2024 në 2025, është mbyllur pa u zhvilluar votimi.
Arsyeja kryesore ishte mungesa e vetë kryetarit Rama, çka u bë shkak për mungesë të kuorumit.
Lëvizja Vetëvendosje (LVV) refuzoi të merrte pjesë në votim, duke kushtëzuar pjesëmarrjen me praninë e Ramës në seancë.
Në të njëjtën linjë qëndroi edhe Partia Demokratike e Kosovës (PDK), të cilët njësoj si VV-ja lëshuan sallën.