Dështon për të 28-tën herë votimi për konstituimin e Kuvendit

Edhe sot ka dështuar për të 28-ën herë seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës.

Kryesuesi i seancës Avni Dehari hodhi në votim Komisionin për mbikëqyrjen e një votimi të fshehtë që do të zgjidhte kryeparlamentarin, i cili dështoi të formohet për të 19-ën herë.

Nga 88 deputetë sa ishin prezentë, 48 ishin pro, kundër dhe abstenim s’kishte.

Nga 1 maji, Dehari e hedh në votim këtë Komision pasi paraprakisht për disa herë radhazi kandidatja e Vetëvendosjes për kryeparlamentare, Albulena Haxhiu, dështoi të marrë votat e nevojshme.

Deri më tani, deputetët kanë kaluar vetëm dy pika të agjendës së seancës konstituive: raportin e Komisionit të përkohshëm për verifikimin e mandateve dhe atë të betimit të deputetëve.

Para Kuvendit të Kosovës sot u mblodhën një numër i vogël i qytetarëve që kërkuan përgjegjësi nga deputetët e zgjedhur për bllokadën e krijuar.

The post Dështon për të 28-tën herë votimi për konstituimin e Kuvendit appeared first on TËVË 1 – Lexoje të vërtetën!.