Ka dështuar këtë të hënë edhe tentativa e 36-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës.
Propozimi i ardhur nga Lëvizja Vetëvendosje që kryeparlamentari të zgjidhet përmes votimit të fshehtë, sërish nuk ka gjetur përkrahje nga partitë opozitare.
PDK, LDK, AAK dhe Lista Serbe kanë refuzuar të propozojnë përfaqësues për formimin e komisionit ad-hoc për votim të kryetarit të Kuvendit.
Nga 99 deputetë sa ishin të pranishëm në sallë 53 deputetë votuan pro, 1 votoi kundër, ndërsa abstenim nuk kishte.
Seanca e rradhës do të mbahet pas 48 orëve, pra të mërkurën e 25 qershorit nga ora 11:00./
The post Dështon për herë të 36-të konstituimi i Kuvendit appeared first on Kosovapost.net.