Dështon konstituimi i Kuvendit për herë të 50

Vazhdon bllokada institucionale. Për herë të 50 ka dështuar konstituimi i Kuvendit të Kosovës.

Vetëm 53 deputetë kanë marrë pjesë në votim për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit në mënyrë të fshehtë.

Sikurse në të kaluarën edhe sot, kryesuesi i seancës, Avni Dehari nuk i ka lejuar të flasin në foltore deputetët e PDK-së, LDK-së dhe AAK-së.

Vazhdimi i seancës mbahet të mërkurën në orën 11:00.