Dështon edhe tentativa e 53-të, edhe një përpjekje në mbrëmje

Ka dështuar edhe përpjeka e 53-të e konstituimit të Kuvendit në ditën e fundit të afatit të dhënë nga Gjykata Kushtetuese.

Kryesuesi i seancës ka thirru një seancë tjetër për në orët e mbrëmjes.

Sipas tij, seanca pritet të fillojë sonte në ora 22:00 në mbrëmje.

Nga 27 korriku hynë në fuqi masa e përkohshme e vendosur nga Gjykata Kushtetuese e qe vlen deri më 8 gusht. Gjatë kësaj periudhe deputetët nuk kanë të drejtë të marrin asnjë veprim sa i përket seancës konstituive.

Ndërsa, është e paqartë se çfarë do të ndodhë pas 8 gushtit, por që nuk është përjashtuar mundësia e shkuarjes në zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare.

Vetëvendosje kishte propozuar Albulena Haxhiun për kryeparlametare e cila nuk kishte arritur të marrë votat e mjaftueshme. Kryesuesi i seancës, Avni Dehari kishte propozuar votim të fshehtë por ky propozim ishte kundërshtuar nga PDK, LDK e AAK. Sipas tyre ky propozim është shkelje e rregullores së Kuvendit, pasi votimi fillimisht ishte bërë në mënyrë të hapur.

Vetëvendosje javën e fundit i është kthyer bisedimeve me Nismën Socialdemokrate për një marrëveshje, madje kryeministri në detyrë dhe kryetari i VV-së, Albin Kurti ka thënë se i ka bërë ofertë konkrete për bashkëqeverisje kreut të Nismës, Fatmir Limaj. Por ky i fundit ka përsëritur qëndrimin e tij se dëshiron postin e kryeparlamentarit dhe jo pozita në ekzekutiv. Limaj poashtu është shprehur se nuk mund të ketë marrëveshje nëse VV nuk i ka votat e sigurta edhe për qeverinë e që siç ka thënë ai ato nuk janë.

Ndryshe, disa nga përfaqësuesit e ambasadoreve te vendeve te QUINT-it kanë përcjellur seancën

The post Dështon edhe tentativa e 53-të, edhe një përpjekje në mbrëmje appeared first on Kosovapost.net.