Dështon edhe tentativa e 44-të për konstituimin e Kuvendit

Ka dështuar edhe përpjekja e 44-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës.

Në seancë sërish kryesuesi kërkoi t’u ndalej mikrofoni përfaqësuesve të PDK-së, LDK-së e AAK-së, të cilët në foltore i kërkuan të kthehet në rendin e ditës.

Gjykata Kushtetuese ka konstatuar që seanca konstituive e legjislaturës së nëntë të Kuvendit të Kosovës duhet të përfundojë më së voni për 30 ditë. Afati i fundit është 22 korriku.

Partitë politike kanë dalë me interpretime të ndryshme rreth këtij vendimi.

Javën e kaluar, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ftoi në takim përfaqësuesit e partive politike për të diskutuar opsionet për dalje nga kriza.

Ajo e përmendi edhe mundësinë që t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese për sqarime shtesë.