Ka dështuar edhe seancan e 11-të për konstitutimin e Kuvendit të Kosovës.
Edhe në seancën e sotme kryesuesi Avni Dehari ka propozuar për votim të fshehtë.
Partitë opozitare kanë insistuar në qëndrimet e tyre që nuk e përkrahin votimin e fshehtë, pasi është në kundërshtim me rregulloren.
Kryesuesi Dehari ka kërkuar nga partitë të propozojnë kandidatët për anëtarë të komisionit votues për votim të fshehtë.
PDK-ja dhe LDK-ja nuk e kanë propozuar asnjë emër. Njëjtë, ka vepruar edhe Lista Serbe, e cila edhe më herët ka dalur kundër.
56 vota kanë qenë për komisionit, 1 kundër.
Kandidat nuk ka prezantuar as AAK-ja.
Si rezultat, “loja” me Kuvendin vazhdon.
Të shtunën deputetët e Kuvendit për të dytën herë me radhë kanë refuzuar që të formohet një komision për votimin e fshehtë për të votuar për kryeparlamentarin.
Në seancë pati edhe reagime, pasi kryetarit të PDK-së, Memli Krasniqit, kryesuesi Dehari ia ndali mikrofonin.
Kurse, deputetit të Listës Serbe, Igor Simiq, jo.
Partitë në opozitë kundërshtuan sërish votimin e fshehtë.
Lëvizja Vetëvendosje, akuzoi partitë që legjislaturën e kaluar ishin në opozitë, për bllokim të procesit.
Ndërsa, kreu i PDK-së, Memli Krasniqi, ka deklaruar se është jokushtetuese mënyra se si LVV-ja po tenton që kryeparlamentari të votohet përmes formës së fshehtë.
Sipas tij, partia fituese e zgjedhjeve po tenton që të “mbajë pushtetin me çdo kusht”, duke e akuzuar sërish se ka një mentalitet “të diktatit”.
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka deklaruar se ndryshimi i mënyrës së votimit për kryeparlamentarin gjatë procesit është jokushtetues dhe se LDK nuk do ta votojë Albulena Haxhiun.
Edhe Time Kadrijaj nga AAK e quajti ndryshimin joligjor dhe tha se është taktikë e LVV-së për të mos e dështuar Haxhiun.