Dështon edhe për të 53-tën herë konstituimin e Kuvendit, thirret seanca e re për sonte në ora 22:00

Ka dështuar edhe përpjekja e 53-të për konstiutimin e Kuvendit të Kosovës, përpara se të mbyllet afati 30-ditor i vendosur nga Gjykata Kushtetuese.

Kryesuesi i seancës, Avni Dehari, si edhe në seancat e kaluara ua ndërpreu fjalën deputetit të PDK-së, Abelard Tahiri, deputetes të LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu dhe deputetes të AAK-së, Time Kadrijaj.

Pas kësaj Dehari tha se në sallë kanë qenë 107 deputetë, ku 56 kanë votuar për, kundër jo, as abstenim.

Dehari tha ndërpritet seanca, në kuadër të përpjekjeve për themelimin e Kuvendit takohemi sonte në orën 22:00.