Dështoi transferimi i Cancelo, Inter i “mbyll derën” largimit të dy mbrojtësve

Tashmë që po konsolidohet ideja e transferimit të Joao Cancelo te Barcelona, te skuadra e Inter kanë nisur të shohin për alternative të tjera

Alternativa që do të vijnë nga brenda klubit. Sipas mediave italiane, Inter ka vendosur të mos largojë Francesco Acerbi dhe Stefan De Vrij, që ishin përfolur për t’u transferuar në Arabinë Saudite, te skuadra e Al-Hilal.

Transferimi i njërit prej dy mbrojtësve në Arabi do të ishte materializuar vetëm nëse anësori portugez do t’i ishte bashkuar klubit “zikaltër”, gjë që nuk po konkretizohet.

Duket se klubi zikaltër dëshiron të mos gjendet i papërgatitur nga surprizat e merkatos së dimrit dhe dëshiron të mbajë të paktën deri në fund të sezonit dy mbrojtësit aktualë.

The post Dështoi transferimi i Cancelo, Inter i “mbyll derën” largimit të dy mbrojtësve appeared first on Telesport.