Dështoi për ta thyer me dorë, shoferi në Prishtinë e godet rampën me veturë (VIDEO)

Një ngjarje jo fort e zakonshme ka ndodhur së fundmi në rrugën “Konstadin Kristoforidhi” në lagjen Muharrem Fejza të Prishtinës.

Klankosova.tv ka siguruar pamje që tregojnë një person i cili zbret nga vetura e tij dhe përpiqet të thyejë rampën, e cila ishte e mbyllur.

Edhe pse tentativa për ta dëmtuar rampën dështoi, ai u fut përsëri në veturë dhe i dha gaz për ta goditur sërish rampën, transmeton Klankosova.tv.

Më poshtë mund t’i shihni pamjet: