Anëtari i VV-së në KQZ, Alban Kransiqi, në mbledhjen e KQZ që po mbahet sot, ka folur për problemet që sistemi online i KQZ-së ka pasur që nga mbrëmja e 9 shkurtit, kur kishin filluar të raportoheshin rezultatet e numërimit në kohë reale.
Krasniqi është munduar që ta relativizojë këtë problem serioz të KQZ-së, duke thënë se ka ndodhur që ka rënë edhe “Google”, por që më pasë është rikthyer.