Dështimi i seancës, Kadrijaj: Cirk, as ambasadat s’po dërgojnë më përfaqësues

Nënkryetarja dhe deputetja e AAK’së, Time Kadrijaj, e ka cilësuar “cirk” atë që po ndodhë tash e 16 seanca, pa ndonjë ndryshim.

Ajo tha se VV ka alternativë, por se po ngulë këmbë veç në emrin e Haxhiut. Tutje tha se më as ambasadat s’po dërgojnë përfaqësues për t’i përcjellë këto seanca, teksa u sugjeroi edhe gazetarëve që të veprojnë njëjtë, shkruan Reporteri.net.

“Mirë që s’po ia bëni ju sikurse këto vendet dhe ambasadorët që më s’po çojnë përfaqësues për me i përcjell këto seanca plenare, ndoshta kishte qenë mirë edhe ju me abstenu se s’po prodhon asgjë”, deklaroi Kadrjiaj./Reporteri.net