Dështimi i madh i qeverisë së Kurtit në unifikimin e çmimit të barnave

Ligji për Çmimet e Barnave parasheh unifikimin e çmimeve të barnave nëpër barnatoret kudo në Kosovë, por edhe nëpër vendet fqinje.

Këto çmime u unifikuan dhe u sollën nëpërmjet Listës për çmimin e barnave, për të cilën Ministri Arben Vitia dha vendim që të hyjë në fuqi nga data 1 shkurt, 2025, raporton Klan Kosova.

Për këtë ligj u ‘rrah gjoks’ se e kompletuan dhe e futën në funksion për herë të parë në Kosovë, e po ashtu e quajtën ligj të drejtë, për qytetarët e në të mirë të tyre.

Por, ankesa e mospajtime të shumta pati nga farmacistë e distributorë të cilët akuzuan ministrin Vitia se një procesi të tillë do duhej t’i jepej më shumë hapësirë.

Vendimi u mor e zbatimi do duhej të vazhdonte, ashtu siç Ministri kishtë thënë.

Dy muaj pas këtij vendimi, sa po zbatohet dhe nëpër çka po kalojnë qytetarët hallexhinjë?

KIKS Kosova i kamufluar si qytetar vizitoi disa nga barnatoret në Prishtinë dhe bleu disa nga barnat, emrat e të cilave figuronin në Listën e Çmimeve.

Çmimet e barnave nëpër këto barnatore kanë qenë të njëjta sikurse ato në listën që publikoi Ministria e Shëndetësisë.

Mirëpo a vlen ky unifikim i çmimeve edhe me ato të barnatoreve në shtetet fqinje, ashtu siç proklamohet?