Claudio Ranieri ka refuzuar një ofertë nga Federata e Italisë për t’u bërë trajner i ekipit kombëtar të Italisë, pasi nuk ishte i bindur për të marrë një rol të dyfishtë si trajner i kombëtares dhe këshilltar i pronarëve të Romës.
Presidenti i FIGC-së, Grabriele Gravina, kishte qenë në bisedime me 73-vjeçarin, i cili u bë këshilltar i pronarit të Romës, Dan Friedkin, pas një periudhe gjashtëmujore si trajner i Giallorossëve, transmeton GazetaBlic Sport.
Kjo do të thotë që FIGC mbetet në kërkim të një zëvendësuesi për Luciano Spalletti-n. Stefano Pioli është një kandidat i fortë, pavarësisht se ka zhvilluar tashmë bisedime me Fiorentinën.
/GazetaBlic Sport/
The post Ranieri refuzon postin e trajnerit tek Italia appeared first on GazetaBlic.