Raporti i Komisionit Evropian për vitin 2025 nuk kaloi pa e potencuar ngërçin politik në Kosovë, i cili ka krijuar paralizë institucionale.
Njohës të çështjeve politike po thonë se më e keqja është se ekzekutivi nuk po e pranon realitetin që shpërfaqi dokumenti i progresit.
Ndryshe, raporti kritikon se nuk janë marrë parasysh as rekomandimet e vitit të kaluar, derisa theksohet se qeveria është munduar të ushtrojë presion në sistemin e drejtësisë dhe në media.











