Dështimi i Konjufcës, VV-ja fillon këngën e moçme të viktimizimit: “Opozita” dhe Lista Serbe u bën bashkë

Pas dështimit të mandatarit të dytë për kryeministër, VV-ja ka filluar viktimizimin që e bënë pas çdo dështimi.

Deputetët e kësaj partie kanë filluar shkrimin e statuseve ku e fajësojnë “opozitën” për dështimin e tyre.

Deputetja e VV-së, Fitore Pacolli, ka qenë e para qe e ka nisur këtë viktimizimin, duke thënë se “opozita” është bërë bashkë kundër VV-së.

PDK, LDK, AAK, NISMA dhe Lista Serbe votuan kundër qeverisë Konjufca. Kurrë më lehtë ska me qenë me vendos se në zjedhjet që po vijnë”, ka shkruar Pacolli.

Më pas edhe deputetja, Shqipe Selimi, ka thënë se PDK, LDK, AAK, Nisma janë bërë bashkë me Listen Serbe kundër VV-së.

Sot u pa që partitë PDK, LDK, AAK NISMA dhe Lista Serbe refuzuan të votojnë për: Buxhetin për vitin 2026. Buxhetin për komunat: Prishtinë, Gjilan, Zubin Potok. Marrëveshjet me Bankën Botërore. Buxhetin e RTK-së. Planin e Rritjes së BE-së. Mandatarin për Kryeministër Glauk Konjufca. Ani! Hajt se shihemi në zgjedhje, pra!”, ka shkruar ajo.