Dështimi i Konjufcës, Krasniqi: Presidentja e ka obligim që sa më parë ta shpallë datën e zgjedhjeve

Pas dështimit edhe të Glauk Konjufcës për ta formuar Qeverinë e re, deputeti i PDK’së, Memli Krasniqi, ka thënë se Presidentja Vjosa Osmani e ka obligim që sa më parë ta shpallë datën e zgjedhjeve. 

Krasniqi tha se nuk duhet humbur kohë më shumë.

“Jemi duke shkuar shpejt drejt zgjedhjeve të parakohshme. Pas këtij dështimi të paralajmëruar, Presidentja e Republikës e ka obligim që sa më parë ta shpallë datën e zgjedhjeve, që të mos humbet kohë më tej”, ka deklaruar Krasniqi pas seancës.

Ai foli edhe për seancën e parë që e bojkotuan.

“Kosova nuk është duke i rrezikuar as fondet e BE’së e as kreditë e Bankës Botërore e as qytetarët nuk mbesin pa paga vitin e ardhshëm, pa votimin e atyre pikava”, tha Krasniqi.