Në një natë ku futbolli rëndonte më shumë se këmbët, një moment i kapur nga kamerat tregoi gjithçka. Me rezultatin të pandryshuar ndaj Elche, Kylian Mbappé pëshpëriti me nervozizëm: “Duhet të presojmë lart…” Nuk ishte vetëm taktikë, por dëshpërimi i një lideri që e ndiente ndeshjen t’i ikte nga duart. Jude Bellingham e dëgjoi, por mbuloi gojën teksa i përgjigjej.
Nata ishte e vështirë për Mbappé, Real Madridin dhe Xabi Alonson, i cili i thoshte stafit: “Nga krahët, po njësoj… nëse kemi një aty, të provojë”. Dëshpërimi i Mbappé nisi herët. Real Madridi hyri fort në ndeshje, por u tërhoq pa arsye të qarta.
“Hajde, Vini… duhet të shënojmë një gol, – i tha shokut të skuadrës, përpara se të shpërthente ndaj humbjes së kohës: – Ka kaluar shumë kohë. Nëse s’mund të vazhdojë, le të dalë jashtë”. Pas fishkëllimës finale kërkoi llogari “më shpjego, më shpjego”, dhe mori një të verdhë. Kamerat kapën edhe Asencion që i tha Valverdes: “Pse e goditi Thibaut topin ashtu?”
The post Dëshpërimi i Mbappé ndaj Elche: Të presojmë… Hajde Vini, duhet të shënojmë një gol appeared first on Telesport.











