Shkruan Bedri Tahiri
Në nderim të dëshmorit Gëzim Rasim Rama!
DËSHMORËT KANË VEÇ DITËLINDJE
Tashmë dihet se dëshmorët kanë veç ditëlindje. Ata janë të pavdekshëm dhe jetojnë në Përjetësi. I tillë është edhe Gëzim Rasim Rama nga Kolla e Qyqavicës, e cila, në vazhdimësi i dha jetë lirisë. Gëzimi, sot i mbushi 20 vjet që zuri vend në Altarin e Lirisë.
Dhe, djaloshi sypatrembur, i ushqyer me qumësht ambrozi të Zanave të 77 lugjeve e gurrave të Qyqavicës mitike katilëve u mori gjak mbi vetull, më 10 prill 1999 në Strofc, sepse kishin guxuar të shkelnin në vatrat stërgjyshore, të lara me gjak që nga lashtësia.
Gjaku i Tij i njomë solli Lirinë, për të cilën vendlindja e tij ishte djegur më shumë se tri herë, e gjyshi i tij, Salih Hajrullahu- Kolla e pati shikuar vdekjen në sy dhe i kishte thënë: Plaç!
Sot, më 10 prill 2019, Gëzimi, u përjetësua dyfish: Në vendrënie, në Strofc, u ngrit Lapidari i pavdekësisë dhe Presidenti Hashim Thaçi e dekoroi me Urdhrin HERO I KOSOVËS!
Lavdi dëshmorit Gëzim Rasim Rama!
Lavdi të gjithë të rënëve për Liri!