Ish-presidenti amerikan, Bill Clinton është në ulësen e nxehtë të komitetit dypartiakë në Kongres në lidhje me hetimet që po zhvillohen për pedofilin Jeffrey Epstein.
Ai gjatë tërë ditës do të merret në pyetje për lidhjet e tij me Epstein dhe të dashurën e tij, Ghislain Maxwell.
Mirëpo Clinton ka thënë se nuk kishte ide për krimet që po kryente Epstein.
“Tani, më lejoni t’u them se çfarë do të dëgjoni nga unë. Së pari, nuk kisha ide për krimet që Epstein po kryente. Pa marrë parasysh sa fotografi më tregoni, unë kam dy gjëra në fund të ditës, që vlejnë më shumë se interpretimet e atyre fotografive 20-vjeçare të vjetra”, ka thënë Clinton.
“E di çfarë kam parë dhe më e rëndësishmja çfarë nuk kam parë. E di se çfarë kam bërë dhe më e rëndësishmja se çfarë nuk kam bërë. Nuk pashë asgjë dhe nuk kam bërë asgjë gabim”, ka shtuar ai.
Ai ka paralajmëruar kongresistët se shpesh do të dëgjojnë nga ai fjalinë: “Nuk më kujtohet” dhe se nuk do të spekulojë për pyetjet që do t’i bëhen.










