Dëshmitari i gjashtë në rastin e Salih Mustafës ka treguar se si disa persona të Njësisë BIA kishin vizituar atë në shtëpi dhe i kishin treguar se përgjegjës është Cali.
Ai ka treguar se në Zllash ishin dy Cala.
“Kur e kam dorëzu armën, kanë ardhur disa persona të ushtrisë së Zllashit të qëndrojnë në oborrin tim. Kanë ardhur me ndenjur e me pi, më kanë treguar se çka është Njësia BIA. Më kanë thënë që përgjegjës është Cali. Aty ishin dy Cala. Njëri Cal ka qenë i shkurtër. 1.65 metra nuk përshtatet me Calin që tash vonë e kam kuptuar që ishte përgjegjës”, ka thënë dëshmitari.
I pyetur nga prokurori Cezar Michalzuk, se kur kanë ardhur ta vizitojnë, ai ka thënë se se dy ditë pasi e ka dorëzuar armën dhe 2-3 javë afërsisht pas lirimit.
“Saktësisht nuk e di se ishte para 22 vjetëve”, tha dëshmitari.
I pyetur se çfarë pamje kishte Cali, ai ka thënë se e ka marrë vesh tash vonë, se është personi me syze.
“Nuk e kam njohur më herët. Nuk më ka interesuar më herët a po kupton”, ka thënë dëshmitari.
E i pyetur nëse e ka takuar ndonjëherë Calin në Zllash, ai ka thënë: “Këtë Calin këtu e kam parë në kazermë në një fshat dhe në një kazermë në Prishtinë”.