Dëshmitari pro Thaçit në Hagë: UÇK-ja kishte përbërje heterogjene!

 

John Stewart Duncan, i thirrur nga mbrojtja e ish-presidentit Hashim Thaçi, i cili po gjykohet në Hagë, është duke dëshmuar para Gjykatës Speciale atje.

Duncan i cili ka qenë këshilltar politik i ish-komandantit suprem të Forcave Aleate të NATO-s, Wesley Clark, deklaroi sot se Ushtria Çlirimtare e Kosovës kishte përbërje heterogjene dhe se përbëhej nga njerëz me përvoja dhe motive të ndryshme.

“Kur filloi të përshkallëzohej spastrimi etnik, përbërja e pjesëtarëve kryesorë ishte shumë e larmishme: kishte ish-ushtarë të Armatës jugosllave, juristë, mjekë, gazetarë dhe njerëz të tjerë, disa me familje të keqtrajtuara. Arsyeja që morën armët, ndryshonte nga personi në person”, tha Duncan.