Rrobat me të cilat u shfaq të hënën, i veshi edhe të martën. Edhe mund të mos i ketë larë në Hagë.
Në një situatë të tillë, John Stewart Duncan ishte edhe para 26 vjetësh, meqë Prokurori i Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë u përpoq ta vinte në mëdyshje besueshmërinë e deklaratave për datat, me faktin që personat si dëshmitari i tretë i mbrojtjes apo Xhavit Haliti, shfaqeshin me rrobat e njëjta në disa materiale, raporton Klan Kosova.
Duncan sqaroi dy deklarata të ish-komandantit të KFOR, Mike Jackson.
E para se ai e quajti Thaçin “boss” të Agim Çekut se nuk dinte mirë çfarë ndodhte në terren meqë po merrej me ndaljen e “Luftës së Tretë Botërore” me Rusinë në Aeroportin e Prishtinës.
E dyta, një deklaratë e Jackson në gjykatore të Londrës, për krimet e pasluftës.
Diplomati britanik, që për shkak të lidhjeve me inteligjencën e NATO-s kaloi disa herë në seancë private, si për të folur për Policinë Ushtarake, si për funksionet e Xhavit Halitit, nuk ngurroi ta thotë një informacion mbi të cilin punonte NATO-ja me UÇK-në.
Dëshmitari veçon vetëm dy ndasi brenda gueriles: krahun politik dhe ushtarak.
John Duncan, dëshmitari i vetëm i kësaj jave, britanik, u pyet nga një prokuror amerikan, ndryshe nga dëshmitarët amerikanë që u pyetën nga një prokuror nga Malta.