“Dëshirë për pushtet”, Albin Kurti i dikurshëm kritikonte vendimet për paga në kohë zgjedhjesh

Vendimi i Qeverisë në detyrë për miratimin e projektbuxhetit dhe rritjen e pensioneve dhe të shtesave për fëmijë po konsiderohet elektoral nga partitë ish opozitare.

Kjo lëvizje erdhi pasi Albin Kurti ngeli për ‘vjeshtë’ në pamundësi për t’u ribërë kryeministër, ndërsa vendi është në prag të raundit të dytë të zgjedhjeve lokale dhe potencialisht edhe afër zgjedhjeve të reja nacionale.

Por pikërisht Albin Kurti i dikurshëm, kritikonte ashpër veprime të tilla në kohë fushatash, raporton Klankosova.tv

Më 2021, ai e kundërshtonte rritjen e pagave para zgjedhjeve, duke e cilësuar si dëshirë për pushtet.

“Pra me premtime elektorale janë përpjekur të rrisin pagat, por ekonomia nuk funksionon asisoj. Mund të funksionojnë dëshirat për pushtet, por ekonomia nuk funksionon me rritje pagash në fushata elektorale siç është bërë në të kaluarën”, kishte deklaruar atëherë Kurti.

Ndryshe, PDK, LDK dhe AAK, si dhe shoqëria civile e kanë vënë në pikëpyetje ligjshmërinë e këtij vendimi./Klankosova.tv