Ajo që pritej, ndodhi. Juventusi zyrtarizoi mesditën e sotme shkarkimin e trajnerit Igor Tudor, për shkak të rezultateve të dobëta.
Deri tani janë përmendur disa emra për të pasuar Tudor si Raffaele Palladino, Roberto Mancini, Luciano Spalletti apo edhe emra të tjerë jashtë Italisë si Xavi Hernandez apo Edin Terzic.
Dëshira e madhe e drejtuesve të Juventusit dhe sigurisht gjithë tifozëve bardhezi quhet Zinedine Zidane. Francezi ka refuzuar çdo ofertë që pas largimit nga Real Madridi në vitin 2021.
Pavarësisht dashurisë dhe respektit që mund të ketë për ish-ekipin e tij, Zidane është thjesht një opsion i pamundur për Juventusin.
Zidane po pret të marrë drejtimin e Francës, menjëherë pas përfundimit të Kupës së Botës gjatë verës së ardhshme. Tashmë dihet që Didier Dechamps ka vendosur të largohet në fund të këtij kompeticioni dhe Zidane shihet kandidati absolut numër 1 për ta zëvendësuar atë në krye të “Gjelave”.
The post Dëshira e madhe e Juventusit për trajnerin e ri, por që është thjesht e pamundur… appeared first on Telesport.










