Yan Diomande është padyshim një nga lojtarët e rinj më të kërkuar në treg. Anësori nga Bregu i Fildishtë ka përfunduar në radarin e shumë klubeve të mëdha, falë paraqitjeve të tij te Leipzig, në sezonin e tij të parë te klubi gjerman.
19-vjeçari u transferua verën e kaluar nga Leganes te Leipzig për 20 milionë euro, duke firmosur për gjermanët deri në vitin 2030 dhe me një klauzolë largimi 100 milionë euro. Diomande është dëshira e madhe e Flick për sezonin e ri, pasi trajneri gjerman e sheh 19-vjeçarin si profilin e duhur për të plotësuar sulmin si dhe për t’u alternuar me Raphinha-n.
Përveç Barcelonës, klube të tjera të interesuara për Diomande janë edhe Bayern, Chelsea, Liverpool, PSG etj. Një gjë mund të thuhet me siguri, Diomande do të jetë një nga personazhet kryesor të merkatos së verës dhe qëndrimi i tij te Leipzig për sezonin e ri, duket shumë i vështirë. Megjithatë, Barcelona në krahasim me klubet e tjera të interesuara ka më pak shanse për transferimin e Diomande, pasi vlera 100 milionë euro vështirë se mund të përballohet nga katalanasit, duket ditur edhe emergjencat që kanë për qendrën e mbrojtjes dhe qendrën e sulmit.
The post Dëshira e madhe e Flick është sulmuesi 19-vjeçar, vetëm se kosto e tij është e frikshme për Barcelonën appeared first on Telesport.










